I grabit telefonin dhe para nën kërcënimin e armës, arrestohet i dyshuari

Një personi në Fushë Kosovë i është grabitur një telefon dhe një shumë parash nën kërcënimin e armës.

Pas grabitjes, policia ka arritur ta identifikojë dhe kapë personin e dyshuar të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar telefoni dhe shuma e parave.

Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në rrugën “Fehmi Lladrovci”.

30 vjeçari me inicialet K.K. pas intervistimit është dërguar më mbajtje, ndërkohë që hetuesit e Njësitit të Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës po kryejnë procedurat e nevojshme policore.