I grabit varësen nga qafa qytetares dhe ia mbath, kapet i riu (Foto)

Një 31-vjeçar është arrestuar nga patrulla e Policisë Rrugorë të Drejtorisë së Policisë Durrës, pasi i ka grabitur nga qafa varësen e floririt një shtetaseje.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 13:00, te mbikalimi në Fushë Krujë, një shtetase duke pritur linjën e transportit publik, i është afruar një shtetas dhe i ka marrë me forcë nga qafa varësen dhe është larguar me vrap.

Patrulla e Policisë Rrugore të DVP Durrës që ishte me shërbim në afërsi të stacionit, ka ndërhyrë menjëherë duke u vënë në ndjekje të personit. Pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin A.Ç., 31 vjeç, banues në Kurbin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës në ngarkim të shtetasit të ndaluar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

BalkanWeb