I infektuari me koronavirus në Skënderaj del nga vetizolimi

Policia njofton se një person, i cili kishte rezultuar pozitiv me Cocid-19, nuk është gjendur në vetizolim në fshatin Abri e Ulët të Skënderajt.

Sipas PK-së personi, i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi.

“Fsh. Abri e Ulët, Skenderaj 18.07.2020, 15:20. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i rezultuar pozitiv me Covid-19, i cili duhet të jetë në vetizolim nga njësiti policor është verifikuar dhe i njëjti nuk është gjetur në shtëpi. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.