I japin ultimatum Zaevit

Pas zgjedhjeve lokale në qytetin e Kumanovës një numër i madh i të rinjve shqiptarë kanë mbështetur LSDM-së dhe kryeministrin Zoran Zaev.

Funksionarë të këtij subjekti politike në lagje shqiptare kanë mbajtur tubime, duke premtuar jetë më të mirë për të gjithë.

Por, sot ka ndryshuar ky raport. Agjencia e lajmeve INA mëson se një pjesë e të rinjve shqiptarë të anëtaruar në këtë parti i kanë parashtruar një listë me kërkesa kryeministrit Zoran Zaev. Ata kanë theksuar se ultimatumi i tyre do të zgjasë një muaj dhe nëse nuk plotësohet kushtet e tyre do të largohen. (INA)