100 kilometra në orë në kahje të kundërt, përplaset me kamion (video) 

Shoferët e shumtë që lëviznin me vetura nëpër autostradën I-74 në perëndim të Illinois, mbetën të habitur kur panë se si një veturë po lëvizte me shpejtësi të madhe në kahje të kundërt.

Vozitjen e rrezikshme të shoferit e filmuan të tjerët, e gjykuar nga pamjet vetura kishte lëvizur me 100 kilometra në orë kur është përplasur drejtpërdrejtë me një kamion gjigant me ngjyrë të kuqe, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shoferi i kamionit është munduar të shmang përplasjen, një gjë e tillë ishte e pamundur për shkak të shpejtësisë së madhe. Madje si rezultat i përplasjes kamioni është djegur, kurse kabina e shoferi është shkatërruar e tëra.

Për fat të mirë të dy shoferët kanë shpëtuar me lëndime të lehta trupore, kurse shoferi i pakujdesshëm i veturës Tyler N. Vanalsburg është arrestuar nën akuzën për vozitje nën ndikim të opiatit dhe vozitje në kahje të kundërt.