I jepet plazma konvalescente për herë të parë një të infektuari me COVID-19 në Kosovë

Plazma e gjakut e një të shëruari nga COVID-19 i është dhënë për herë të parë një të infektuari me koronavirus në Kosovë.

Faktikisht, tre pacientë i janë nënshtruar kësaj procedure në Kosovë.

Për këtë ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj

“Plazma konvalescente si terapi mbështetëse, do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë dhe do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar ditë më parë. Ky është tregues i suksesit të profesionistëve dhe shëndetësisë tone” , ka shkruar Zemaj në Facebook.