“I KËRKOVA LLOGARI PËR PELËN TIME”/ Zbardhet dëshmia e autorit që vrau fqinjin në Gjirokastër

Një Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër, ku një 60 vjeçar u vra nga fqinji i tij për motive të dobëta.

60 vjeçari Andrea Xhavara u godit me sende të forta nga fqinji i tij Janaq Koleta, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndohur për një pelë.

Koleta në dëshminë e dhënë në polici është shprehur se nuk ka dashur ta vriste fqinjin, por kishte shkuar t’i kërkonte llogari për humbjen e pelës së tij.

Ai ka thënë se i kishte humbur pela dhe dyshonte se Xhavara e kishte marrë, por ky i fundit e kishte mohuar, ndërsa më pas janë konfliktuar edhe fizikisht.

“E qëllova me shkop në këmbë për ta trembur, ndërsa ai ra dhe u dëmtua në kokë te një shtyllë druri”, ka thënë Koleta para hetuesve.

“Pashë që po i dilte shumë gjak dhe u largova nga paniku”, ka shtuar ai.

Ndërkohë policia po vazhdon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.