I mituri që u raportua i zhdukur inskenon rrëmbimin e tij, përfundon në Polici

Ditë më parë u raportua në media se një grua ka raportuar në Polici se biri i saj 15-vjeçar ishte larguar nga shtëpia dhe nuk dinin për vendndodhjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kosovë. Pas intervenimit të Policisë 15-vjeçari është gjetur.

I njëjti fillimisht i ka njoftuar hetuesit policorë se është rrëmbyer e më pas gjatë intervistimit është zbuluar se e kishte inskenuar gjithë ngjarjen.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.