Meta: Të respektohet Kushtetuta në Kosovë dhe të mbizotërojë sjellja evropiane

Për situatën në Kosovë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shkoi në favor të dekretit të presidentit Thaçi, ka reaguar edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta me anë të një postimi tha se ka respektuar gjithmonë Kushtetutën dhe institucionet e Kosovës.

Ai tha se është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve.

“Lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, dua të nënvizoj se gjithmonë kam respektuar Kushtetutën dhe institucionet e Republikës së Kosovës, dhe këtë do ta bëj gjithmonë. Është shumë e rëndësishme që në Kosovë të mbizotërojë sjellja europiane ndaj institucioneve”, shkroi Meta.

Ndryshe, për respektimin e Gjykatës Kushtetuese thirrje kanë bërë SHBA-të dhe BE-je, mirëpo që një gjë e tillë nuk është përfillur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Ky i fundit verdiktin e Kushtetueses e ka cilësuar të papranueshëm.