I ndalohet hyrja në Kosovë zëvendëses së Marko Gjuriqit

Zëvendësdrejtoreshës së të ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Dushica Nikoliq, nuk i është lejuar hyrja në Kosovë. Ajo është ndaluar në vendkalimin kufitar në Jarinje.

“Ne jemi dëshmitarë të veprimeve jodemokratike të institucioneve të përkohshme në Prishtinë, të cilat pa asnjë bazë ligjore, vazhdojnë të parandalojnë përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë që të mbështesin popullin e tyre në Kosovë”, tha ajo, raporton gazeta serbe ‘Blic’ serb, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se Prishtina, me asnjë ndalesë nuk do të jetë në gjendje që “të prishë unitetin dhe të dekurajojë serbët”.

“Frikësohen nga uniteti serb dhe me çdo kusht duan t’i dekurajojnë serbët. Për këtë arsye është me rëndësi që më tetor të tregojmë forcën tonë, unitetin dhe inatin serb dhe të fitojmë”, tha ajo.

Minsitria e Jashtme e Kosovës ka marrë vendim që t’ua ndalojë hyrjen në Kosovë të gjithë zyrtarëve të Serbisë derisa pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare.