I përkeqësohet gjendja gjersa ishte duke prerë një kafshë, vdes një person në Gjilan

Ka vdekur një person në Gjilan, ku të njëjtit i është përkeqësuar gjendja teksa ishte duke e prerë një kafshë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke prerë një kafshë iu kishte keqësuar gjendja e tij shëndetësore dhe i njëjti ishte dërguar në qendrën Emergjente, ku mjeku kujdestar e kishte konstatuar vdekjen e tij . Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë./Fokusi.info/