“Mimozë ti fyeji veteranët, e Jabllanoviqi nënat e tyre”, nis protesta e veteranëve të UÇK-së para Qeverisë

Ka nisur protesta e veteranëve të UÇK-së në sheshet e Prishtinës.

Situata aktualisht është e qetë, ku po mbizotërojnë flamujt kuq e zi dhe këngët patriotike shqiptare. Arsyeja e thirrjes së protestës, është për arsye të kundërshtimit të miratimit të Ligjit të Pagave, të enjten në Kuvendin e Kosoës, që i lë ata jashtë, rritjes.

Po ashtu, një nga arsyet është edhe audio-incizimi, i Mimoza Kusari – Lilës dhe Slavko Simiqit, ku dëgjohet Kusari duke folur për veteranët dhe për listat e tyre.