“I pikëlluar Albin Kurti” / PSD vendos një ‘bust’ të Oliver Ivanoviqit para hyrjes së Qeverisë

Partia Socialdemokrate e Kosovës përmes një aksioni simbolik ka vendosur bustin e Oliver Ivanoviq para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.

Ky aksion i PSD vjen pak ditë kur Albin Kurti në pesë vjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit e kujtoi atë përmes një video.

Ky veprim i Kurtit nxiti reagime të mëdha pasi që Ivanoviq në shkallën e parë të gjykatës ishte dënuar për krime lufte kundër shqiptarëve menjëherë pas përfundimit të luftës në Veri të Kosovës.

“Një person i cili ka qenë përgjegjës për urdhër dhënie gjatë luftës dhe pas luftës për ndjekje ne shqiptarëve në Veri të Kosovës dhe themelues i rojave të urës është nderuar nga kryeministri Kurti”, tha Molliqaj ndër të tjera.