I plagosuri sonte në Prishtinë është kryetar i klubit të tifozerisë ‘Plisat’

Katër herë shtiu me armë zjarri i dyshuari në rrugën UÇK në qendër të Prishtinës, mbrëmjen e sotme.

Si pasojë e të shtënave me armë qe u dëgjuan pak më parë i plagosur mbeti i riu, Rinor Grajqevci.

Lajmi.net raportoi nga vendi i ngjarjes, teksa tashmë nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin.

Por kush në fakt është Rinor Grajqevci?

Grajqevci që nga tetori i vitit të kaluar është zyrtarisht kryetar i tifozerisë ‘Plisat’ të klubit të futbollit Prishtina.

Grajqevci u vu në krye të Plisave pas largimit të Albert Kastratit, apo ish-kryetarit të grupit të tifozëve.

Rinor Grajqevci u vu në krye të plisave, për të drejtuar kështu tifozerinë e një prej klubeve më të mëdha në vend.

Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se pas plagosjes i njëjti është nisur menjëherë për në QKUK, ku edhe po merr tretman mjekësor.