I riu shqiptar zhduket në rrethana misterioze në Britaninë e Madhe

Policia angleze ka dhënë alarmin për zhdukjen e një shqiptari në rrethana ende të pasqaruara. Media ka mësuar se bëhet fjalë për Bledi Çiflikun. Ai është i moshës 26 vjeç. Sipas policisë angleze për të fundit herë, ai është parë më 3 Janar 2020.

Policia është njoftuar nga të afërmit e tij. Policia lokale në Somerset ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e Bledi Çiflikut.

Për momentin nuk jepen të dhëna të tjera nëse Bledi Çifliku ishte një emigrant me leje të rregullt qëndrimi në Britaninë e Madhe apo jetonte ilegalisht.