Mustafa dhe Kurti shtrëngojnë duart me Borellin

Isa Mustafa dhe Albin Kurti janë takuar me Përfaqësuesin e lartë të BE’së për politikë të Jashtme, Joseph Borrell.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar një fotografi me mbishkrimin. “Kryetari Mustafa përshëndetë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Josep Borrell gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë”.

Aty shihet edhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe përfaqësues tjerë të partive, përveç PDK-së. Kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli tha se kjo parti nuk merr pjesë në takimin me Borrell.

Ndryshe, me të është takuar Presidenti Thaçi, kuBorell ka deklaruar se nuk është detyra e tij t’i bind 5 vendet e BE’së që nuk e njohin Kosovën, ta njohin atë, po ashtu ai ka deklaruar se nuk e di kur ndodhë liberalizimi.

Borell ka realizuar një vizitë dëshpëruese në Kosovë, ku presidentit Thaçi i ka thënë se nuk është detyra e tij t’i bind 5 shtetet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin atë.

“Janë 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën. Nuk është detyra ime t’i bind. Këtu jam si një njëri përgjegjës për politikën evropiane. Të lehtësojë negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja mund të vijë vetëm kur këto të dyja pajtohen”, tha Borell./gazetametro.net