I zë rryma, vdesin burrë e grua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Resulaj, të Vlorës.

Një burrë 80 vjeçar dhe gruaja e tij 75 vjeçe, vdiqën, si pasojë e goditjes nga rryma.

Mediat shqiptare bëjnë me dije se bëhet fjalë për Eqerem dhe Mynyre Zykaj.

Raportohet se çifti bashkëshortorë, në momentin tragjik ishin duke ujitur në arë.

Ata dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën, shkruan Abcnews.al.