I zhdukur prej disa javësh, zbulohet vendndodhja e ministrit rus, krahu i djathë i Putinit

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu prej javësh ishte zhdukur nga konferencat e rregullta në Rusi, duke ngritur dyshime për jetën e vet.

Por, biznesmeni Leonid Nevzlin pretendon se Soigu ndodhet në terapi intensive dhe në fakt në gjendje shumë të rëndë, shkruan Daily Mail. Ai po trajtohet në njësinë e kujdesit intensiv për shkak të një ataku kardiak, që dyshohet se është shkaktuar nga shkaqe jo natyrale.

Sipas Nevzlin, ministri pësoi një atak në zemër që “nuk mund të ndodhte për arsye natyrore”, duke lënë të kuptohet se aleati i ngushtë i Putinit mund të ketë qenë viktimë e një atentati.

“Biznesmeni Leonid Nevzlin thotë se ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu, 66 vjeç, është në kujdes intensiv pasi pësoi ‘një sulm në zemër’ i cili nuk mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrore”, shkruan Daily Mail, duke sugjeruar se aleati i vjetër i Putinit mund të ketë qenë subjekt i një atentati të urdhëruar nga shefi i tij.

Shoigu, i cili ka qenë krahu i djathtë i Putinit dhe udhëheqësi i ushtrisë ruse për një dekadë, ishte shtylla kryesore në javët e para të luftës në Ukrainë, por së fundmi u zhduk nga konferencat e rregullta të Kremlinit.

Kishte dyshime për tensione midis Putinit dhe ministrit të Mbrojtjes në fund të marsit, në lidhje me përparimin e ngadaltë në pushtimin e Ukrainës. Inteligjenca amerikane sugjeroi se dyshja u ndanë kur Putin mësoi mbi shkallën e humbjeve të forcave ruse në Ukrainë.