Ibrahimoviq shënon një tjetër super gol (video)

Zlatan Ibrahimoviq nuk rresht së befasuari. Suedezi na ka mësuar me shënimin e golave të jashtëzakonshëm në karrierën e tij, që pasurohet me një tjetër, për të cilin dëshmitarë u bënë tifozët amerikanë në Major League Soccer.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen mes Los Angeles Galaxy dhe New England Revolution, ku Ibrahimoviq kreu një veprim spektakolar, përpara se të shënonte golin e tij me roveshatë, një gol të cilin ia vlen ta shohësh e rishohësh.

Gjithsesi, ky gol i jashtëzakonshëm i Ibrahimoviq nuk pati shumë vlerë për skuadrën e Los Angeles Galaxy, që e humbni ndeshjen me New England me rezultatin 2-1.