Identifikohet i dyshuari për dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin

“I dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar – shpallur se shet votën e tij sipas marrëveshjes”.

Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Avni Zaiti.

“Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar- shpallur se shet votën e tij sipas marrëveshjes”.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë”.

“Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212”.