Mjeshtri i fotografisë nga Drenica sjell pamje të bukura nga Liqeni i Badovcit (VIDEO)

Liqeni i Badovcit është një liqe i cili ndodhet 2 km larg vendbanimeve si Hajvalia dhe Graçanica dhe 5 km larg Prishtinës.

Ky Liqe është rezervuar artificial i cili furnizohet nga Lumi i Graçanicës. Është një prej akumulimeve kryesore në Kosovë për përdorimin e ujit të pijshëm dhe i cili furnizon Prishtinën dhe rrethinën e saj me ujë.

Mjeshtri i fotografisë nga Skenderaj, Hilmi Veliu – Hilli ka shpërndar në llogarinë e tij në Facebook një video që paraqet bukuritë e këtij liqeni.

Drenicapress sjell për lexuesit e saj këtë video të bukur për Liqenin e Badovcit.