Xhaferi: Zgjedhjet nuk janë në interes të qytetarëve, por në interesa personale

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka folur për arritjen e konsensusit që të miratohet Ligji për punën e Prokurorisë dhe me këtë t’i hapë rrugë Këshillit Evropian që në tetor të sjellë vendim pozitiv për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut.

Xhaferi është shprehur ai u ka dhënë kohën e duhur të gjithë faktorëve që të mund të reflektojnë kundrejt asaj se çka është interes i qytetarëve, interes i shtetit, duke i vënë interesat e së ardhmes së shtetit mbi interesat partiake.

Xhhaferi, ka thënë se çfarëdo që të jetë vendimi i Këshillit Evropian për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, një situatë të tillë dhe në këto momente kyçe me interes për qytetarët dhe vendin, si zgjidhje nuk i sheh zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Intervistën e plotë  https://www.evropaelire.org/a/30177697.html