IHK tregon kur pritet të ndreqet moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme në vend, do të mbajë kryesisht mot i vranët.

Të premten do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa të shtunën parashihet mot pjesërisht i vranët dhe me rreze dielli.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.