‘Ik ore debil, as ty as llullën…’, Luiz Ejlli i kthehet komentueses: Kujdes, mos më detyro të…

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj u kurorëzuan në martesë mbrëmjen e djeshme, në një ceremoni të mbajtur në Toskana të Italisë. Mirëpo komenteve për dasmën nuk u ka shpëtuar as Luizi, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm pasi ndodhet me koncerte në SHBA.

Një nga ndjekëset e tij në Instagram i ka shkruar Luizit me ironi se as ai dhe as Kiara nuk ishin të ftuar në dasmë. Luizi i është kthyer duke i thënë se nuk ka shkuar pasi ka qenë në New York me koncerte, duke e paralajmëruar që të ketë kujdes me fjalorin, pasi tashmë Big Brother ka mbaruar.

Komenti: Ik ore debil se s’të ka ftuar as ty as llullën.

Luizi: Valeria, nuk ka arritur akoma koha e teletransportimit nga New York në Toscana. Gjithsesi, kujdes me fjalorin sepse ka mbaruar “BB” dhe mos më detyro të ta kthej siç e meriton.