IKSHP i përgjigjet Kuvendit, nëse ka kushte për mbajtjen e seancës për mocionin e ngritur ndaj Qeverisë Kurti

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i ka kthyer përgjigje Kuvendit të Kosovës në kërkesën që organi kigjvënës i kishte bërë nëse ka kushte për mbajtjen e seancës.

Një burim i Gazeta Blic brenda Kuvendit ka konfirmuar se tashmë i kanë në dorë rekomandimet e IKSHPK-së.

“Po, IKSHPK na ka kthyer përgjigje në lidhje me kërkesën e parashtruar se a ka kushte për mbajtjen e seancës, për shkak të rrezikut që të përhapet koronavirusi”, tha ky burim.

Sipas këtij burimi, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ndër të tjera ka treguar kushtet që duhet plotësuar për mbajtjen e seancës, ku pritet të hidhet në votim mocioni i ngritur nga LDK për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti.

“Një nga rekomandimet kryesore të IKSHP-së është mbajtja e distancës prej 2 metrash”.

Ndërkohë, sot nga ora 14:00 pritet të mblidhet Kryesia e Kuvendit, ku do të vendos për mocionin e inciuar nga LDK dhe të mbështetur nga 46 deputetë.

Nga VV kanë theksuar se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës për shkak se duhet të ruhet distanca prej 2 metrash, ndërkaq LDK, AAK e Nisma kanë theksuar se duhet të mbahet seanca.