IKSHP u drejtohet të moshuarve: Ju lutemi, rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës, nëpërmes një njoftimi iu është drejtuar qytetarëve në veçanti të moshuarve që të qëndrojnë në shtëpi.

Apeli i plotë:

APEL I VEÇANTË PËR TË MOSHUARIT: JU LUTEMI, RRINI NË SHTËPI! ???

Të nderuar qytetarë,

? Ju lutemi, përmbajuni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

? Të dashur të moshuar, ju lutemi të mos dilni nga shtëpia! Qëndroni në shtëpi, kjo ua shpëton jetën!

? Të nderuar familjarë të të moshuarve, ju lutemi kujdesuni për më të dashurit tuaj të moshuar dhe për nevojat e tyre, duke u siguruar që të mos dalin nga shtëpia!

? Mbani distancë sociale për 2 metra! Aplikoni masat e nevojshme higjienike!

? Na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!

? Së bashku, ne mundemi dhe ia dalim!