IKSHPK: Rezultate negative për rastet e sotme të dyshuara me Koronavirus

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se dy pacientët e ditës së sotme, të dyshuar për koronavirus, kanë rezultuar se nuk janë të infektuar.

Personat në fjalë bëhet e ditur se u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Në fund, testet kanë rezultuar negative për virusin në fjalë, pra pacientët nuk janë të infektuar.