Kryetari i Vushtrrisë ngushëllon familjen e policit të vrarë në veri

Kryetari i Vushtrrisë Ferit Idrizi i ka shprehur ngushëllime familjes së policit Afrim Bunjaku i cili u vra sot gjatë detyrës në veri të Kosovës.

“E nderuara Familja Bunjaku, lajmi për vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku nga bandat terroriste kriminale serbe na goditi rëndë. Andaj, duke ndarë dhimbjen me juve në këto qaste të rënda, ju shpreh ngushëllimet më të thella për rreshterin Afrim Bunjaku, i cili ra në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës”, shkruan në postimin e Bunjakut në Facebook.

Polici që mbeti i vrarë është nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrrisë.