Imami i xhamisë në Podujevë dyshohet se u sulmua nga tre vëllezër, këta janë emrat

Një sulm i rëndë fizik ka ndodhur një natë më parë në xhaminë e fshatit Lupq në Podujevë.

Me mjete të forta është rrahur imami i xhamisë, Zeqir Berisha.

Lajmin pak më parë e konfirmoi për gazetën Nacionale, edhe kryetari i Bashkësisë Islame në Podujevë, Mensur Hoti.

“Sulmi është i vërtetë. Kush, qysh, tek nuk e dimë. Policia është e njoftuar”, tha Hoti për Nacionalen.

Në anën tjetër Insajderi ka raportuar se imami ishte kërcënuar edhe më herët. Sipas burimeve, të dyshuar për sulmin ndaj imamit janë tre vëllezër.

Emrat e tyre janë: Behar, Shkodran dhe Atdhe Murturi.