Moti sot dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi

Sot në Kosovë do mbajë mot i ndryshueshëm. Priten intervale kohore me diell, kurse në mesditë dhe pasdite priten zhvillime të fuqishme lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të imët.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pas një paraditeje me intervale kohore me diell, në mesditë dhe pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër të imët.

Fundjava na pret me mot jashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Priten intervale kohore me diell, zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat do të sjellin reshje shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Reshjet dhe rrebeshet e shiut ditëve të ardhshme përpos Kosovës do të përfshijnë edhe shumicën absolute të territorit të Shqipërisë duke përfshirë edhe bregdetin shqiptar./Meteoballkan