Imer Mushkolaj publikon çmimin marramendës të një litre vaj në Prishtinë

0
192

Disa prej çmimeve të produkteve ushqimore siç duket kanë filluar të shtrenjtohen përsëri në markete të ndryshme.

Veçanërisht, ajo çka bie në sy është edhe çmimi për një litër vaj në Prishtinë.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, një litër vaj i ullirit në Prishtinë, madje me zbritje, ka arritur në 8.59 euro.

Mushkolaj, ka publikuar edhe një fotografi ku shihet se ky çmim marramendës gjendet në një prej marketeve të kryeqytetit.

“Kaq kushton një litër vaj ulliri në Prishtinë. Plus me zbritje”, shkroi ai në Facebook.