Infektiologu kosovar: Ja kur mund të përfundoj pandemia Covid19

Infektiologu, Hamdi Ramadani, në një prononcim për IndeksOnline ka thënë se në fund të vitit 2022 pandemia e coronavirusit do të përfundoj, ndonëse me këtë virus do të jetojmë përherë.

Ramadani tha se duke pas parasysh rënien e numrit të të infektuarve dhe të vaksinuarve, Kosova mund të rihapet në javët në vijim duke larguar të gjitha masat anticovid, përveç distancës, maskës dhe higjenës.

“Ky vit do të jetë një fillimi i fundit të pandemisë dhe në fund të këtij viti pandemia do të përfundoj por coronavirus do të qëndroj në gjithë botën. Por meqenëse vaksinimi është në nivel bote mendoj që pandemia do të përfundoj këtë vit në qoftëse do të arrihet një shkallë vaksinimi në një përqindje mbi 70 %.

Kosova për shkak të numrit të madh që e kanë kaluar sëmundjen dhe atyre që janë vaksinuar e shëruar në javët që vijnë vendi ynë mund të hapet në kuptimin e masave kufizuese, ora policore, gastronomia e heqja e maskave”, tha ai.

Ramadani shtoi se vala e variantit Omicron është mundur në Kosovë.

“Tash për tash është mundë vala Omicron, është ngadalësuar vala, mirëpo ekziston mundësia tjetër e përhapjes pasi Omicron ka edhe shumë nënvariante të tjera B1,B2,B3. Por Omicron është thyer ta themi tek ne.

Është edhe një numër i madh i qytetarëve që e kanë kaluar virusin në formë asimptomatike, pra s’kanë qenë të regjistruar fare dhe numri i madh i qytetarëve të vaksinuar kundër Covid19 kanë ndikuar që të bie numri i të infektuarve këto ditë”.