Infektohet stafi i spitalit, nuk pranojnë më asnjë rast

Një spital në qytetin verior gjerman të Wolfsburgut ka ndaluar pranimin e pothuajse të gjithë pacientëve të rinj sepse disa anëtarë të stafit kanë dalë pozitivë pas testimit për koronavirus.

Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet , përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes, është thënë në njoftimin e spitalit Klinikum Wolfsburg.

Të gjithë pacientët e tjerë do të drejtohen drejt spitaleve të tjerë në rajon.

Vizitorët po kufizohen, gjithashtu. Vetëm nënat që lindin mund të kenë një vizitor me vete për mbështetje, thuhet në deklaratën e spitalit.

Gjermania aktualisht ka më shumë se 62 400 raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.