Infektologu kosovar parasheh rritje të rasteve

Infektologu, Valbon Krasniqi ka thënë se numri i të infektuarave me koronavirus në Kosovë, mund të rritet në javët e ardhshme.

“Brenda dy tri jave të fundit mund te kemi numër te shtuar të infektuarve me koronavirus, por duhet të kujtojmë që 80% e tyre do të kalojnë sëmundjen në forma të lehta”, u shpreh ai në Debat Plus, përcjell Periskopi.

Ai ka thënë se që nga janari kanë bërë thirrje që koronavirusi do të vijë në Kosovë.

“Ne qysh ne fund të muajit janar kemi bërë thirrje për masa parandaluese dhe kemi thënë se koronavirusi do të vijë në Kosovë”, u shpreh ai.

Ndryshe në Kosovë janë konfirmuar 15 raste me koronavirus.