Infermierja publikon fotografi me kolegët, kjo është gjendja e tyre pas 11 orëve “luftë” me COVID-19

Infermierja e Pulmologjisë në QKUK, Fitore Azemi, ka publikuar sot një fotografi të shkrepur në orën 6:30 të mëngjesit, ku duken të dërrmuar pas 11 orëve e gjysmë punë aktive.

Ajo tha se pas 11 orëve iu doli pak kohë për të pushuar, ku u ankua se nuk ka punëtorë shëndetësorë të mjaftueshëm në Pulmologji.

“Kujdestari me COVID, është ora 06:30 e mëngjesit dhe pas 11 orë e gjysmë punë aktive, na doli pak kohë me u ul por të lodhur e të dërrmuar, ankesa pa ndal, paciente të keqësuar, 3 exitusa (të vdekur), punë shumë, staf pak dhe kushte aspak te favorshme për punë, por DUHET me ia dal  . MBANI MASKAT, MBANI DISTANCEN, edhe ne jemi fëmijë e nëna të dikujt”, ka shkruar ajo në Facebook.