Informacion i rëndësishme për kosovarët që duan të dërgojnë ndihma humanitare në Shqipëri

Po vazhdon mobilizimi i kosovarëve për të prekurit nga tërmeti i djeshëm në Shqipëri.

Derisa Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, ka dhënë disa informacione të rëndësishme për të gjithë shoqatat, individët apo çdo ent juridik në Republikën e Kosovës, që kanë dëshirë të dërgojnë në Republikën e Shqipërisë ndihma humanitare për përballimin e situatës së rëndë të tërmetit, që goditi Shqipërinë më datë 26 nëntor 2019.

Këto janë udhëzimet që duhet ndjekur:

1. Hartimin e një akti dhurimi me shkresë, e cila duhet të përmbajë listën e sendeve që dhurohen.

2. Gjithashtu dhuruesi duhet të deklarojë se ndihmat humanitare akordohen për fatkeqësinë natyrore:

Tërmetin e ndodhur në 26 nëntor 2019 për qytetin e Durrësit/ Tiranës/Thumanës.

Te rubrika Pritës i dhurimit për të lehtësuar procedurat doganore dhe për një koordinim sa më të shpejtë të shënohet:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSh-së

NIPT J92322004M

Grumbullimi dhe menaxhimi i ndihmave do të bëhet në qytetin e Durrësit, pranë Stadiumit “Niko Dovana”, nga Drejtoria e Emergjencave Civile të Prefekturës së Durrësit.

Për çdo informacion shtesë lutem na kontaktoni në numrin e emergjencës 00383-45618618 dhe në adresën e emailit [email protected].

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme – Republika e Shqipërisë