Vjen lajmi i mirë! Amerika po prodhon vaksinën kundër koronavirusit, zv.presidenti i SHBA tregon kur është gati

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë botën, duke u kthyer në panik dhe frikë nga të gjithë. Vazhdojnë të rriten rastet e të prekurv, po ashtu ajo që është më e rënda, numri i viktimave po rritet çdo ditë.

Por ka ardhur një lajm i mirë, vaksina kundër koronavirusit pritet të jetë gati në fund të verës, maksimumi në fillim të vjeshtës.

Lajmi është bërë i ditur nga zv.Presidenti i SHBA, Mike Pence, ky i fundit koordinon përgjigjen e administrates dhe qeverisë amerikane ndaj situatës së emergjencës se krijuar prej virusit.

Autoritetet amerikane kane njoftuar se një grup doktoresh dhe shkencetaresh vijojnë punën intensive për kuren e duhur kundër gripit kinez. Puna ka ecur shumë mirë dhe brenda një kohe të shkurter do të nise testimi.

Koronavirusi ka një specifike që lidhet me aftësine për tu përhapur shpejt. Nga ana tjeter ekspertet kane thene se ndonëse vdekshmëria nuk llogaritet të jetë më e lartë sesa një grip I zakonshëm sezonal, rreziku i virusit eshte prezent.