Inis Neziri mund të jetë përfaqësuesja e San Marinos në “Eurovision”

Prej ditësh në media thuhej se Elvana Gjata do të merrte pjesë në “Eurovizion” për të përfaqësuar shtetin e vogël të San Marinos.

Këtë hipotezë e ngritën fansat e saj, megjithatë shumë shpejt u zbulua se ky lajm nuk ishte i vërtetë.

Në fakt, Elvana nuk ka marrë asnjë ftesë nga ky shtet dhe pas kërkimeve në internet zbuluam se pretendente kryesore për të përfaqësuar San Marinon në “Eurovizion” është një këngëtare tjetër shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren e talentuar, Inis Neziri , e cila kohët e fundit ka korrur shumë suksese.

E kontaktuar nga “Iconstyle.al”, Inisi tregoi se asgjë nuk është konfirmuar ende, por nuk përjashtoi mundësinë e përfaqësimit. Artistja shtoi se përgjigjen do e japë pasi të dalë lajmi zyrtar dhe na duhet të presim edhe pak. Ndërkohë kujtojmë se në shkrimin e publikuar nga “Oikotime” në Instagram, thuhet se Inis është takuar me personat përkatës dhe ata kanë ardhur në Tiranë për të folur për detajet me këngëtaren shqiptare.

https://www.instagram.com/p/Bsu_QQpljLV/?utm_source=ig_embed