Inspektorati Shëndetësor në aksion, zbulon klinikën që kreu teste false për Covid-19

Nuk ka shkuar shumë kohë që kur Ministria e Shëndetësisë ka lejuar institucionet private shëndetësore të kryjenë teste për të zbuluar virusin Corona, që këto institucione të shkelin rregullat e të kryejnë testime fallse.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Inspektoratit Shëndetësor, e të cilët kanë zbuluar njëren nga klinikat që po kryen teste fallse, raporton IndeksOnline.

Është kjo klinika” Ylli” e cila ka kryer një test fallc e që është hetuar menjëherë nga Inspektorati, të cilët kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Siç merr vesh IndeksOnline këto teste janë kryer në mënyrë që tu mundësohet shkuarja në Mal të Zi, shtet ky që kërkon nga kosovarët kryerjen e këtyre testeve.