Inspektori i AKI-së po raporton në komision për kasafortën e lënë hapur nga Sveçla

Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë Burim Ramadani është duke raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Ramadani do të raportojë në këtë komision lidhur me hetimin e pretendimeve që ish-ushtruesi i detyrës së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka lënë kasafortat me dokumente konfidenciale hapur.

Kasaforta përmban dokumente shumë komplekse për sigurinë kombëtare. Po ashtu, pritet që në këtë raportim të flitet për sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

Mbledhja e komisionit po mbahet me dyer të mbyllura.