Inspektoriati Policor suspendon të arrestuarit

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, në konferencën për media, ka bërë të ditur se nga 19 zyrtarët policor të arrestuar, 11 janë të nacionalitetit serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë.

Prej tyre njëri komandant i stacionit policor, tre rreshter dhe të tjerët kanë qenë zyrtarë policorë, transmeton Indeksonline.

Kelmendi ka bërë të ditur se të njëjtit janë dërguar në ndalim 48 orësh dhe janë suspenduar nga detyra.

“ Janë bastisur 12 lokacione. Janë arrestuar 19 punonjës policor, prej tyre 11 të nacionalitetit serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Njëri ka qenë kapiten, tre rreshter dhe të tjerët policë. Nga këto bastisje janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe një sasi parsh. Zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra”, tha ajo në konferencën e përbashkët për media me Policinë e Kosovës dhe me Prokurorinë.