Kryeministri Kurti viziton policin e plagosur, Ekrem Neziri: Me zyrtarë të tillë mbahet shteti!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur dje në Zveçan, Ekrem Neziri.

Kurti në postimin që e bëri në Facebook tha se me zyrtarë të tillë mbahet shteti, shkruan Fokusi.info.

Ai u shprehë se kriminelët do të ndiqen e dënohen.

Ekrem Neziri sot u operua pasi ishte plagosur në krahë dhe copa të metalit e kishin goditur edhe në kokë.  Fatmirësisht, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Postimi i plotë: