Instagrami do të mund ta mundësojë shikimin e videove me miqtë

Në korrik të vitit të kaluar, Facebooku prezantoi funksionin e quajtur “Watch Party” për Facebook Groups, i cili ua mundësoi përdoruesve të shikojnë së bashku video përmbajtje. Më vonë u zbulua se kompania po e teston të njëjtin funksion në Facebook Messenger, ndërsa tani si duket Instagrami gjithashtu do ta ketë funksionin e shikimit të përbashkët të videove, raporton GSMArena.

Është vërejtur se Instagrami po punon në funksionin video co-watching, i cili do të duhej të jetë në dispozicion në seksionin Instagram Direct në video thirrje. Screenshotet e funksionit, të cilat janë publikuar, tregojnë se përdoruesi do të mund t’i shikojë videot me miqtë nga playlista e tyre ose ato që i sugjeron Instagrami, shkruan KOHA Ditore.

Tani për tani, nuk ka asnjë garanci se funksioni i përmendur do të jetë në dispozicion të publikut, pasi që Instagrami nuk ka pranuar të komentojë. Megjithatë, me prezantimin e funksionit, Instagrami mund t’i detyrojë përdoruesit të kalojnë më shumë kohë brenda aplikacionit.