Instituti EPIK: Kosova, vendi i fundit në Ballkan në sundimin e ligjit

Raporti i fundit për Kosovën, dhe vende të tjera të Ballkanit, nga ana e Komisionit Europian u publikua me 29 maj 2019.

Siç bënë të ditur Instituti Epik, raporti ka dy qëllime: (1) të vlerësoj gatishmërinë e vendit për tu anëtarësuar në BE; dhe (2) të vlerësoj progresin e bërë brenda vitit të kaluar, njofton Klan Kosova.

”Çdo vit, pas publikimit të raportit, shumica qeverisëse ka zgjedhur disa fjali pozitive për të thënë se raporti ka vlerësuar pozitivisht qeverisjen në Kosovë, ndërsa opozita dhe ata që mendonin ndryshe kanë bërë të kundërtën – i kanë nënvizuar vlerësimet negative që raporti ka bërë për vendin.

Në këtë formë, shoqëria e Kosovës humbi mundësinë që ti qaset diskutimit empirik dhe kokeftoftë rreth një qëllimi i cili na bashkon të gjithëve – rrugëtimi drejt anëtarësimit në BE.