Trump: Nga coronavirusi do të vdesin më pak nga sa parashikuam

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai mendonte se shumë më pak se 100 mijë njerëz do të vdisnin në Shtetet e Bashkuara, ndryshe nga numrat që kishte dhënë ai disa javë më herët.

Në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha se situata në më shumë qytete amerikane është duke u stabilizuar.

Midis tyre është Nju Jork, për të cilin statistikat po lehtësohen dhe tani ka më pak njerëz të pranuar në kujdes intensiv sesa një ditë më parë.

Sipas të dhënave më të fundit, SHBA ka më shumë se 18.100 vdekje.

Trump tha se kishte shenja që distancimi social dhe qëndrimi në shtëpi po shfaqnin sukses.

Trump tha se populli amerikan ka treguar “vendosmëri” të jashtëzakonshme për të ndihmuar në uljen e parashikimeve.

Presidenti vuri në dukje se 60,000 vdekje janë ende një numër i konsiderueshëm, por është shumë më i ulët se parashikimet origjinale.