Instituti i Shëndetësisë: Ajri jo i shëndetshëm, mos dilni jashtë pa ndonjë nevojë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u bënë thirrje qytetarëve që të mos dalin jashtë shtëpive.

Këtë ata e bëjnë të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ajri jo i shëndetshëm! Mos dilni pa ndonjë nevojë të domosdoshme sidomos personat me sëmundje të mushkërive e të zemrës”, thuhet në këtë njoftim.