Inter triumfoi ndaj Chievo-s (video)

Interi ka fituar në shtëpi ndaj Chievos me rezultat 2 – 0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 36-të në Serie A, raporton Fokusi.info.

Skuadra e Luciano Spallettit i është kthyer fitores pas tri barazimeve radhazi dhe me këto tri pikë është afër të sigurojë kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Nerazzurrëve, por edhe përkundër rasteve të shumta, arritën vetëm njërin ta konkretizojnë.

Goli i parë erdhi në minutën e 39-të dhe ishte Matteo Politano, i cili shënoi një gol të bukur për 1 – 0.

Në pjesën e dytë, përsëri ishin vetëm vendasit të cilët rrezikuan dhe provuan golin, të cilin arritën ta gjejnë vetëm pasi goditën dy shtylla.

Ishte Ivan Perisiç, i cili shënoi në minutën e 86-të, ku kroati shfrytëzoi një top të kthyer nga shtylla e goditur nga Cedric Soares për të shënuar për 2 – 0 dhe për të vulosur rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi gjendet në pozitën e tretë me 66 pikë, ndërsa Chievo në pozitën e fundit me 15 pikë.