INTEREX e bën namin me zbritje, produkti bie nga 15 në 14 cent

Ndodh jo rrallë që maketet tona të manipulojnë qytetarët me çmimet e artikujve, për të cilat pretendohet se janë zbritur.

Konsumatorët kosovarë jo rrallëherë gjenden përballë një marketingu mashtrues dhe të ekzagjeruar nga shumica e dyqaneve, madje edhe ndryshim të çmimit nga vitrina, ku vendosen produktet, deri tek arka e dyqaneve përkatëse.

Mirëpo, një rast interesant ka ndodhur në “Interex” , përkatësisht në pikën e shitjes në Skenderaj, ku një produkt është zbritur për një cent, përkatësisht çmimi paraprak ka qenë 15, dhe me zbritje ka rënë në 14 cent.

Zbritje e madhe kjo për një supermarket të madh.

Vlerësojeni vetë!