Nëntë raste me koronavirus në Infektivë, 2 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë të hospitalizuar 10 raste.

Prej tyre të sëmurë me COVID-19 janë gjithsej 9 raste, dy nga të cilët janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe me përkujdesje intensive”, ka njoftuar QKUK-ja.

Ndërkaq, ky institucion njofton se në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë.