Interi kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve

Interi ka arritur të kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve pasi e ka eliminuar Milanin në gjysmëfinale.

Interi ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e dytë duke i mposhtur kuqezinjtë me rezultat 1:0 ,me golin që erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes, ku autor ishte Lautaro Martinez, derisa rezultati i përgjithshëm ishte 3:0 për Interin për ta arritur finalen e madhe pas 13 viteve.

Në finale Interi e pret skuadrën e Manchester Cityt ose Real Madridit që ndeshen nesër nga ora 21:00.